Izraeli ende pa një koalicon të shumicës për të qeverisur

Azia

Izraeli ende pa një koalicon të shumicës për të qeverisur

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 07:15
Izrael

Partitë politike arabe në Izrael njoftuan të dielën se po mbështesin ish-shefin e ushtrisë Benny Gantz për postin e kryeministrit të ardhshëm të vendit, duke ndryshuar një qëndrim dhjetëravjeçar të tyre.

“Lista e Përbashkët Arabe” e bëri njoftimin pothuajse në të njëjtën kohë me publikimin e një opinioni publik në gazetën “New York Times” nga udhëheqësi i aleancës Ayman Odeh, ku flitet për veprimin.

Kjo është hera e parë që nga viti 1992 që partitë me shumicë arabe kanë shprehur mbështetje për një kandidat për postin e kryeministrit.

Zoti Ayman Odeh i tha më pas Presidentit Reuven Rivlin se synimi i aleancës ishte largimi i Kryeministrit Benjamin Netanyahu nga pushteti, dhe për këtë arsye po shprehete mbështetje për zotin Gantz.

Komentet erdhën ndërsa presidenti izraelit u konsultua me partitë politike se kush duhet të formojë qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve pa fitues të së martës.

Aleanca e partive me shumicë arabe ka fituar 13 vende në zgjedhjet e përgjithshme, duke u bërë forca e tretë në parlamentin me 120 vende. Një parti brenda aleancës, e cila ka marrë 3 vende, dha sinjale se ishte kundër vendimit.

Pavarësisht mbështetjes nga aleanca, zoti Ganz nuk i ka numrat e mjaftueshëm prej 61 vendesh për të formuar një qeveri të shumicës.

Sipas parashikimeve, zoti Ganz mund të sigurojë 57 vende gjatë konsultimeve me Presidentin Rivlin ndërsa zoti Netanyahu pritet të ketë 55 vende. Presidenti ka thënë se beson se një qeveri uniteti duhet të përfshijë partitë e zotit Netanyahu dhe zotit Gantz për të krijuar një koalicion të qëndrueshëm./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat