Forcat afgane vrasin dhjetëra talibanë në disa operacione

Azia

Forcat afgane vrasin dhjetëra talibanë në disa operacione

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Autoritetet afgane kanë thënë se militantët talibanë kanë pësuar humbje të mëdha në operacionet e fundit të sigurisë në disa provinca të Afganistanit.

Shefi i policisë rajonale në provincën Parwan, Muhammad Mahfooz Walizada, tha të dielën se një komandant dhe gjashtë militant janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë përleshjeve në veri të Kabulit.

Ai tha se komandanti i vrarë është Mullah Qudus, duke shtuar se militantët u vranë gjatë një operacioni afër kryeqytetit provincial, Charikar.

Zyrtarët ushtarakë në provincën Ghazni thanë se së paku 16 militantë janë vrarë dhe më shumë se 25 të tjerë janë plagosur gjatë operacioneve të natës së të shtunës.

Pas luftimeve të ashpra në pjesën e parë të muajit shtator, talibanët thanë se e kanë marrë nën kontroll provincën Zari, por zyrtarët afganë e mohuan këtë, duke thënë se ai rajon vazhdon të mbetet nën kontrollin e qeverisë.

Situata e sigurisë në vendin e rrënuar nga lufta e gjatë është përkeqësuar disa ditë para zgjedhjeve presidenciale. Talibanët kanë paralajmëruar se do t’i shtojnë sulmet në mënyrë që të pengohet mbajtja e zgjedhjeve, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat