Më 5 tetor mund të ketë takim të ri ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut - Bota Sot
Më 5 tetor mund të ketë takim të ri ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut

Azia

Më 5 tetor mund të ketë takim të ri ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 12:36
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për një takim të ri më 5 tetor, njoftoi agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Bisedimet për armët bërthamore u ndërprenë në shkurt të vitit 2019, pas samitit të presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Vietnam, i cili përfundoi pa marrëveshje.

Në qershor, Trump dhe Kim ranë dakord të rifillojnë bisedimet, por rezultati ishte i paqartë pasi Koreja e Veriut që nga ajo kohë ka lëshuar disa raketa me rreze të shkurtër, si dhe ka kritikuar SHBA-në për ushtrimet ushtarake me Korenë e Jugut.

Të dyja vendet ranë dakord të zhvillojnë kontakte paraprake më 4 tetor, njoftoi KCNA, duke cituar deklaratën e zëvendës-ministrit të Jashtëm, Cho Son Hui.

Vendi i takimit dhe detaje të tjera nuk janë njoftuar.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha gjatë muajit shtatot se Uashingtoni ishte i gatshëm të takohej me zyrtarë të Penjanit.

"Ne e mirëpresim marrëveshjen midis Koresë së Veriut dhe SHBA për të rifilluar bisedimet më 5 tetor," tha kabineti i presidentit të Koresë së Jugut, duke shpresuar se ato do të çonin në denuklearizimin të plotë dhe paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...