Talibanët vrasin së paku 11 policë në Afganistan - Bota Sot
Talibanët vrasin së paku 11 policë në Afganistan

Azia

Talibanët vrasin së paku 11 policë në Afganistan

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 12:38
Talibanët vrasin së paku 11 policë në Afganistan

Së paku 11 policë u vranë nga një sulm i talibanëve në stacionin e tyre në provincën Balkh të Afganistanit.

Munir Ahmad Farhad, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se një grup prej më shumë se 400 talibanësh me motoçikleta e sulmuan stacionin në qarkun Shortepa.

"Njëmbëdhjetë oficerë të policisë u vranë në sulm. Talibanët gjithashtu pësuan humbje të mëdha", tha Farhad.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se kryengritësit e kanë marrë nën kontroll rrethin, por Farhad e mohoi këtë pretendim.

Sulmet e talibanëve kanë vazhduar edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, që janë mbajtur më 27 shtator.

Paqja atje duket e largët, sidomos që nga tërheqja, javë më parë, e Shteteve të Bashkuara nga një proces i bisedimeve me talibanët, qëllim kryesor i të cilave ka qenë nënshkrimi i armëpushimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...