Irani arreston autorin e librit mbi gjymtimin e organeve gjenitale femërore - Bota Sot
Irani arreston autorin e librit mbi gjymtimin e organeve gjenitale femërore

Azia

Irani arreston autorin e librit mbi gjymtimin e organeve gjenitale femërore

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 06:36
Kamil Ahmadi

Autoritetet iraniane konfirmuan arrestimin e një tjetër studiuesi, antropologut Kamil Ahmadi, më pak se tre muaj pas njoftimit për burgosjen e studiueses franko-iraniane, Fariba Adelkhah.

Me kombësi iraniane dhe britanike, Ahmadi është autori i një libri të botuar në anglisht, titulluar “Në emër të traditës: Gjymtimi i organeve gjenitale femërore në Iran”.

“Ai është objekt i një hetimi paraprak mbi dyshimet ekzistuese për lidhje me vendet e huaja dhe institucionet e lidhura me shërbimet e inteligjencës së huaj”, deklaroi gjatë një konference për shtyp zëdhënësi i autoritetit gjyqësor, Gholamhossein Esmaïli.

I pyetur në lidhje me arrestimin e Adelkhah-ut, ai tha vetëm se ajo ishte pjesë e grupit të të dyshuarve që qenë arrestuar kohët e fundit, por pa dhënë informacione shtesë për rastin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...