Përfaqësuesit e talibanëve vizitojnë Pakistanin - Bota Sot
Përfaqësuesit e talibanëve vizitojnë Pakistanin

Azia

Përfaqësuesit e talibanëve vizitojnë Pakistanin

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 08:47
Patrullim i militantëve talibanë.

Pas udhëtimeve në Rusi, Kinë dhe Iran, një delegacion taliban do të vizitojë Pakistanin, më 2 tetor.

Një nga themeluesit e grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar, tha se delegacioni do të diskutojë "çështje të rëndësishme" me zyrtarë pakistanezë në Islamabad.

Në fillim të viteve 1990 kur u krijua grupi taliban, Pakistani e kishte mbështetur atë gjatë luftës civile në Afganistan.

Sipas raportimeve, delegacioni do të informojë udhëheqjen pakistaneze për faktorët që çuan në prishjen e bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq nga një proces i gjatë bisedimesh, temë kryesore e të cilit ishte përfundimi i luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.

Një nga klauzolat e saj kryesore ishte që trupat e huaja të tërhiqeshin gradualisht nga Afganistani, në këmbim të garancive nga ana e talibanëve, për sigurinë, duke përfshirë edhe mos shëndrimin e vendit në një strehë për grupet terroriste.

Talibanët gjithashtu kanë plan të diskutojnë për komentet e kryeministrit pakistanez, Imran Khan, se ai do të përpiqet ta bind presidentin amerikan, Donald Trump, që të hynte përsëri në bisedime me grupin militant.

Vizita realizohet disa ditë pas fjalimit të Khanit në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe takimin e tij me presidentin Trump.

Në periudhën e fundit grupi militant i talibanëve ka shtuar sulmet në Afganistan kundër forcave të sigurisë dhe trupave të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...