Forcat irakiane hapin zjarr ndaj protestuesve

Azia

Forcat irakiane hapin zjarr ndaj protestuesve

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 18:13
Forcat irakiane

Forcat irakiane të sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve antiqeveritarë që u mblodhën në Bagdad të premten duke shënuar ditën e katërt të demonstratave kundër papunësisë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.

Forcat e sigurisë qëlluan me armë zjarri në drejtim të protestuesve dhe jo në ajër, sipas një korrespodenti të agjencisë së lajmeve AFP.

Gjatë ditës së sotme nuk është njoftuar për viktima.

Në një deklaratë të premten të komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq thuhej se "vdekja e civilëve dhe numri në rritje i të plagosurve në protestat që po vazhdojnë në të gjithë vendin është veçanërisht shqetësuese, sikurse dhe përdorimi i armëve të zjarrit për rivendosjen e rendit publik".

Komiteti u ka bërë thirrje të dy palëve të tregojnë vetëpërmbajtje.

Më herët gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit kryeministri Adel Abdul-Mahdi, u bëri thirrje protestuesve të shkojnë në shtëpi dhe tha se "kërkesat e tyre të ligjshme" ishin dëgjuar.

Sipas tij masat e sigurisë, përfshirë dhe shtetrrethimi i përkohshëm, ishin "zgjedhje të vështira", por të nevojshme duke e krahasuar me një "ilaç i hidhur" që duhej gëlltitur.

Të paktën 42 vetë janë vrarë në protesta prej ditës së martë e me qindra të tjerë janë plagosur. Nga ana tjetër një oficer policie e me qindra të tjerë janë plagosur. Parlamenti i Irakut ka urdhëruar hetimin për dhunën në e ushtruar në protesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat