Kryeministri irakian kërkon që shteti të punojë më shumë për të ndaluar korrupsionin

Azia

Kryeministri irakian kërkon që shteti të punojë më shumë për të ndaluar korrupsionin

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 00:38
Abdu-Mahdi

Shteti duhet të bëjë më shumë lidhur me korrupsionin, ka thënë kryeministri irakian, pasi deri më tani 44 persona kane vdekur gjatë tri ditëve të protestave kundër qeverisë në pushtet.

Në një fjalim televiziv, kryeministri Adil Abdu-Mahdi ka thënë se masat e përdorura për të ndaluar dhunën që shpërtheu, përfshirë edhe një shtetrrethim të vogël, ishin si një “ilaç i hidhur”, që duhet të gëlltitet.

“Kërkesat për të luftuar korrupsionin dhe shqetësimi për të ardhmen e të rinjve, janë të drejta dhe ne do t’i përgjigjemi çdo kërkese të ligjshme”, ka thënë kryeministri irakian, duke shtuar se do të kërkojë që shteti të punojë më shumë për të ndaluar korrupsionin.

Adresimi tij, është bërë pas tri ditë protestash masive, nëpër shumë qytete dhe provinca të shtetit. Sipas DW, deri më tani 44 persona kanë mbetur te vdekur, derisa qindra të tjerë janë të plagosur, ndërsa protestat janë ende duke vazhduar.

Megjithatë deklarimin e kryeministrit Abdu-Mahdi, protestat kanë vazhduar sërish dhe janë vrarë 11 persona vetëm në Bagdad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat