Shkon në 60 numri i të vdekurve në Irak, snajperët ekzekutojnë 2 policë

Azia

Shkon në 60 numri i të vdekurve në Irak, snajperët ekzekutojnë 2 policë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 09:09
Ilustrim

Protestat antiqeveritare që kanë përfshirë Irakun ditët e kaluara e kanë çuar në 60 numrin e të vdekurve.

Sikurse raporton BBC shifra është dyfishuar në 24 orët e kaluara, ndërsa përplasjet midis protestuesve dhe policisë janë rritur.

Policia tha se "snajperë të paidentifikuar" kishin vrarë katër persona në Bagdad, përfshirë dy oficerë policie.

Kryeministri Adel Abdel Mahdi më herët tha se "kërkesat e ligjshme" të protestuesve ishin dëgjuar, por apeloi për qetësi.

Protestat spontane shpërthyen të martën pas zhgënjmit të qytetarëve për nivelin e lartë të papunësisë së të rinjve në Irak.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat