Gjykatësi tajlandez qëllon veten në gjykatë

Azia

Gjykatësi tajlandez qëllon veten në gjykatë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:22
Khanakorn Pianchana

Një gjykatës tajlandez e ka qëlluar veten në gjoks me armë zjarri gjatë kohës kur ndodhej në gjykatë. Besohet se ai ka dashur të bëjë vetëvrasje pas ankesave për ndërhyrje në një rast gjyqësor që i ishte caktuar për ta zgjidhur.

Khanakorn Pianchana e përdori një pistoletë për ta qëlluar veten në një gjykatë provincial në qytetin Yala, i cili shtrihet në pjesën jugore të Tajlandës. Gjykatësi e bëri këtë veprim pasi i kishte shpallur të pafajshëm pesë persona që akuzoheshin për vrasje për shkak të mungesës së provave.

Pasi e plagosi veten, gjykatësi iu nënshtrua një operacioni në spital. Mediet lokale raportuan se lëndimi i tij nuk është shumë i rëndë dhe se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Para këtij incidenti, ky gjykatës kishte pretenduar se kolegët e tij i kanë bërë presion që ta ndryshojë vendimin dhe personat e akuzuar t’i shpallë fajtorë personat e akuzuar. Kjo do të nënkuptonte që gjykatësi t’i dënonte me vdekje tre të pandehur, dhe dy të tjerë t’i dënonte me burgim.

“Në këtë moment, gjykatësit e tjerë të Gjykatat e Instancës së parë në të vendin po trajtohen njësoj si unë. Nëse nuk mund ta mbaj betimin, më parë do të vdisja, sesa të jetoja pa nder”, thuhet në deklaratën që u shkrua nga gjykatësi.

Raportohet se ai po vazhdon të trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv në një spital të Yala-s në Tajlandë, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat