Militantët e mbështetur nga Erdogani ekzekutojnë kurdët e kapur robër

Azia

Militantët e mbështetur nga Erdogani ekzekutojnë kurdët e kapur robër

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 07:10
Militantët e mbështetur nga Erdogani ekzekutojnë kurdët e kapur robër

Ekzekutimi e të burgosurve kurdë nga luftëtarët arabë të mbështetur nga Turqia, të cilët shihen në video, ngjallën spektrin e luftës sektare më të gjerë ndërsa luftimet në veriperëndim të Sirisë përshkallëzohen, shkruan The New Times.

Militantët e mbështetur nga turqit që po luftonjnë në Siri ekzekutuan të paktën dy të burgosur kurdë të shtunën, njëri prej tyre i shtrirë në anën e rrugës me duar të lidhura pas shpinës, sipas një video nga skena dhe një luftëtar i cili tha se ai ishte dëshmitar i ekzekutimeve.

Në video, dy prej luftëtarëve qëllojnë me plumba njeriun me duar të lidhura, me sa duket për të siguruar që ai ka vdekur. I burgosuri tjetër shfaqet në video i gjallë dhe ka veshur një uniformë ushtarake.

“Djali në veshjen ushtarake u neutralizua,” tha Al-Harith Rabah, një aktivist mediatik me grupin rebel që ishte në vendin e ngjarjes.

Ekzekutimi e dy robërve kurdë nga luftëtarët arabë është një ilustrim i fuqishëm i forcave të nxitura nga vendimi i Presidentit Trump për të tërhequr  trupat amerikane që ishin duke mbrojtur kurdët. Tërheqja pastroi rrugën për një inkursion ushtarak turk në Sirinë verilindore kundër një milicie të udhëhequr nga kurdët e mbështetur më parë nga Shtetet e Bashkuara, që kishin qenë kyç në luftimin e  Shteti Islamik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat