Dhjetë të vdekur nga vërshimet në Japoni

Azia

Dhjetë të vdekur nga vërshimet në Japoni

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 09:03
Japoni

Disa helikopterë të ushtrisë janë përdorur për t’i nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e vërshuara të dielën në Japoni. Ky vend është goditur rëndë nga tajfuni “Hagibis”, i cili deri më tash i ka shkaktuar së paku shtatë viktima, ndërsa 15 persona të tjerë janë zhdukur.

Megjithatë, sipas transmetuesit publik japonez, dhjetë njerëz kanë vdekur, 16 janë zhdukur dhe 128 të tjerë janë lënduar pasi një ndër stuhitë më të forta në gjashtëdhjetë vjetët e fundit e përfshiu pjesën jugore të Tokios dhe më pas vazhdoi drejt veriut.

“Tajfuni i madh ka shkaktuar dëme shumë të mëdha në pjesën lindore të Japonisë”, tha zëdhënësi qeveritar, Yoshihide Suga, duke shtuar se 27 mijë ushtarë janë angazhuar për të kryer operacione të kërkimit dhe shpëtimit të njerëzve të prekur nga vërshimet.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, e thirri një takim emergjent me ministrat dhe e dërgoi ministrin përgjegjës për menaxhimin e fatkeqësive në zonat e prekura. Ai shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe tha se qeveria është duke punuar për t’i mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Sipas të dhënave të paraqitura nga zëdhënësi i qeverisë, rreth 376 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe 14 mijë shtëpi kanë mbetur pa furnizim me ujë, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat