Legalizohet aborti në Irlandën Veriore

Azia

Legalizohet aborti në Irlandën Veriore

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 21:37
Dublin - foto arkivi

Në Irlandën Veriore, aborti u dekriminalizua, ndërsa martesat e çifteve me gjini të njëjtë do të legalizohen.

Legjislacioni që i bën ndryshimet, hyri në fuqi të martën.

Martesat e para të çifteve me gjini të njëjtë do të mund të bëhen nga shkurti i vitit të ardhshëm.

Deri në fund të marsit, qeveria duhet të nxjerrë rregullore për ofrimin e shërbimeve të abortit.

Në maj të vitit të kaluar, qytetarët e Irlandës Veriore kanë votuar në referendum për të shfuqizuar një pjesë të Kushtetutës - e njohur si Amendamenti i Tetë - e cila e ndalonte përfundimin e shtatzënisë.

Ky Amendament ishte përfshirë në Kushtetutë pas një referendumi në vitin 1983 dhe e njihte "të drejtën për jetë të të palindurit".

Aborti në Irlandën Veriore deri më sot është lejuar vetëm kur jeta e një gruaje ka qenë në rrezik, por jo në raste të përdhunimit, incestit ose abnormalitetit fatal të fetusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat