U përdor e njëjta shiringë, infektohen me HIV 900 fëmijë - Bota Sot
U përdor e njëjta shiringë, infektohen me HIV 900 fëmijë

Azia

U përdor e njëjta shiringë, infektohen me HIV 900 fëmijë

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 14:06
Mes viktimave të prekura nga virusi është edhe një vajzë vetëm 2 vjeçe.

Së paku 1100 persona raportohet se janë infektuar me HIV në Pakistan. Sipas mediave të huaja, 900 prej tyre janë fëmijë nën moshën 12 vjeç. Mes viktimave të prekura nga virusi është edhe një vajzë vetëm 2 vjeçe.

Autoritetet lokale besojnë se infeksioni është shkaktuar nga një pediatër, i cili ka përdorur të njëjtën shiringë, duke bërë që të shpërthejë epidemia.

Në fillim të këtij viti, qindra fëmijë në Ratodero, Pakistan u prekën nga temperarua e lartë, e cila ishte rezistente ndaj trajtimi.

Kjo ngjalli dyshime te mjekët, të cilët bënë ekzaminime të mëtejshme dhe vetëm në muajin prill u zbulua se ishin prekur masivisht nga HIV-i.

Autoritetet shëndetësore fillimisht fajësuan një pediatër, duke e akuzuar atë për ripërdorimin e shiringave. Megjithatë, doli që jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit u prekën nga virusi. Sot ka rreth 1,100 persona që janë pozitivë për virusin.

Pediatri Ghanghro u arrestua nën akuzën e neglizhencës dhe vrasjes. Ai ende nuk është dënuar, por ndërkohë është duke u mbrojtur. Mjeku ka siguruar para autoriteteve që nuk ka ripërdorur shiringat.

Ratodero është një nga qytetet më të varfra në Pakistan dhe ku ka shkallë të lartë analfabetizmi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat