Dorëhiqet kryeministri i Libanit

Azia

Dorëhiqet kryeministri i Libanit

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 17:26
Kryeministri i Libanit, Saad Hariri duke folur para gazetarëve.

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, njoftoi se ka dhënë dorëheqje, pas protestave që kanë kapluar vendin gjatë dy javëve të kaluara.

Hariri tha se vendi kishte arritur në një pikë të bllokadës, dhe se kishte nevojë për një lëkundje, në mënyrë që të ndërpritet kriza.

Protestat filluan kundër planeve qeveritare për të vënë taksa në thirrjet e aplikacionit WhatsApp, por u zgjeruan shpejt duke kundërshtuar korrupsionin politik dhe krizën ekonomike.

Libani ka një nga nivelet më të larta të borxhit në botë.

Protestat kanë bërë që gjatë 10 ditëve të mbyllen bankat, shkollat universitetet dhe shumë institucione tjera.

Hariri tha se ai do ta dërgonte dorëheqjen e tij, dhe atë të qeverisë tek presidenti, si dhe u bëri thirrje të gjithë libanezëve që të mbrojnë paqen qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat