Tre tërmete të fuqishme brenda muajit godasin Filipinet, shkatërrohen ndërtesat – raportohet për pesë të vdekur

Azia

Tre tërmete të fuqishme brenda muajit godasin Filipinet, shkatërrohen ndërtesat – raportohet për pesë të vdekur

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 15:18
Foto

Tërmeti i tretë i fuqishëm ka goditur gjatë këtij muaji Filipinet, duke lënë të vdekur pesë persona dhe dhjetëra tjerë të plagosur, dhe shkatërruar ndërtesat që tashmë ishin dëmtuar pjesërisht nga tërmetet e mëparshme.

Shumica e qyteteve të mëdha të vendit kanë mbyllur shkollat përkohësisht, nga frika se mund të ketë ndonjë tërmet tjetër që do të ishte fatal për nxënësit nëse i zë nëpër klasa.

Shumë video dhe fotografi të publikuara më poshtë shfaqin ndërtesat e shkatërruara nga dridhjet e fuqishme, derisa në disa tjera banorët duke qëndruar të varur jashtë dritareve të apartamenteve.

Mediat lokale raportojnë së një burrë është shtypur për vdekje kur një pemë gjigante i ra mbi kokë, kurse një grua mbeti e vdekur në vend kur u godit nga një shtyllë elektrike.

Shembja e ndërtesa ndodhi në ditën kur ekipet e inxhinierëve pritej të dilnin në terren për të vlerësuar rrezikshmërinë e tyre, dhe në ato momente filluan dridhjet e tërmetit të tretë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat