Islamistët pakistanezë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Azia

Islamistët pakistanezë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 09:19
Ilustrim

Mijëra anëtarë të partisë radikale islamiste në Pakistan, Jamiat Ulema-e-Islam, kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të këtij shteti, Imran Khan për shkak të vështirësive ekonomike.

Maulana Fazlur Rehman, lider i kësaj partie ka nisur “Marshin Azadi”, nga qyteti jugor Karaçi, më 27 tetor.

Protestuesit kanë udhëtuar përmes autobusëve, biçikletave dhe vetuave private për t’u mbledhur në Islamabad më 31 tetor, në protestën kundër qeverisë.

Autoritetet kanë angazhuar policë, forca paramilitare dhe ndalesa në rrugë për të parandaluar ndonjë marsh masiv në zonën ku janë zyret e qeverisë, parlamenti dhe ambasadat e huaja.

Khan, që ka ardhur në pushtet vitin e kaluar, ka refuzuar të japë dorëheqje pavarësisht rritjes së inflacionit dhe shpenzimeve për jetesë.

Rehman ka thënë se Khan nuk ka kompetencë dhe se qeveria e tij është instaluar në mënyrë të paligjshme nga ushtria e Pakistanit, pas zgjedhjeve të vitit 2018.

Khan kishte fituar zgjedhjet me premtimet për t’i dhënë fund korrupsionit, për t’iu ofruar ndihmë familjeve të klasës së mesme, si dhe për kthim të zhvillimit ekonomik në rrugë të duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat