Një i vdekur e 14 të plagosur nga sulmi me granatë në Kashmir

Azia

Një i vdekur e 14 të plagosur nga sulmi me granatë në Kashmir

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një granate të hënën në rajonin e Kashmirit që administrohet nga India. Lajmin e bënë të ditur dy zyrtarë indianë.

Këta zyrtarë, të cilët dëshiruan të mbeten anonimë, thanë se nëntë persona janë shtrirë në spital për shkak të plagëve, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

Ultësira e Kashmirit, ku shumica e popullsisë i përket besimit islam, e ndodhur mes kufijve të kontestuar të Indisë dhe Pakistanit, është përfshirë nga pasiguria që nga vendimi i Indisë për t’ia larguar statusin e autonomisë më 5 gusht.

Për më tepër, autoritetet indiane e ndërprenë internetin dhe arrestuan mijëra persona me qëllim të shuarjes së kryengritjeve. Në anën tjetër, grupet militante që luftojnë kundër qeverisë indiane, i kanë sulmuar punëtorët imigrues që kanë ardhur nga pjesët e tjera të vendit.

Në të kaluarën, Pakistani dhe India i kanë zhvilluar dy luftëra për rajonin e Kashmirit. Tash për tash, të dyja vendet e kontrollojnë pjesërisht atë, shkruan “Reuters”,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat