Lajmi kryesor i medias uzbeke, ditëlindja e vajzës së presidentit

Azia

Lajmi kryesor i medias uzbeke, ditëlindja e vajzës së presidentit

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 20:39
Saida Mirziyoeva

Mediet uzbeke e kanë përcjellë ditëlindjen e Saida Mirziyoeva, vajzës së madhe të presidenti Shavkat Mirziyoev si lajmin më të rëndësishëm të ditës.

Një artikull kushtuar Saida Mirziyoeva, sipas ”Radio Liberty” ka qenë në krye gjithë ditën në faqen e internetit të agjencisë zyrtare të lajmeve UzA.

Saida Mirziyoeva u emërua zëvendësdrejtoreshë, janarin e kaluar, e një agjencie të re në pronësi të shtetit, e cila kontrollon mediet dhe komunikimet brenda administratës presidenciale.

Mirziyoev ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Islam Karimov dhe mbajti postin e kryeministrit për një kohë të gjatë.

Pas vdekjes së Karimovit, në vitin 2016, Mirziyoev u zgjodh president i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat