I afrohet kinse për t’i dhuruar lule, protestuesi ther me thikë deputetin prokinez në Hong Kong

Azia

I afrohet kinse për t’i dhuruar lule, protestuesi ther me thikë deputetin prokinez në Hong Kong

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:46
Junius Hoa

Një i ri që po merrte pjesë në protestat antiqeveritare në Hon Kong, ka therur me thikë deputetin prokinez Junius Hoa, i cili në ato momente po zhvillonte një fushatë për zgjedhjet lokale, ka njoftuar policia kineze duke bërë të ditur se sulmuesi është arrestuar.

Ata gjithashtu kanë njoftuar se Ho dhe ndihmësi i tij, por edhe sulmuesi janë dërguar me urgjencë në spital për tretman.

Megjithatë pasi është liruar nga spitali, Ho tha se ka pësuar një plagë të thellë prej dy centimetrave, kurse në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një i ri i cili fillimisht i dhuron lule Hout dhe kërkon të fotografohet me të, dhe më pas nxjerr thikën nga çanta dhe pa u menduar dy herë ia ngul në gjoks.

Por, aty reaguan menjëherë disa persona që arritën ta rrëzojnë në tokë të riun, dhe t’ia marrin thikën nga dora. E Ho po cilësohet si njeriu më i urryer nga protestuesit në Hong Kong, kjo për faktin se akuzohet se kishte lidhje me disa persona të maskuar dhe të veshur me bluza me ngjyrë të bardhë që kishin sulmuar disa nxënës në metro.

Asokohe ishte raportuar se nga ky sulm ishin lënduar 45 persona, kurse Ho kategorikisht ka hedhur poshtë akuzat se mund të ketë çfarëdo lidhje me këta persona. Prej atëherë demonstruesit disa herë e kanë gjuajtur me gurë shtëpinë e tij, si dhe kanë shkatërruar varrezat e prindërve të tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat