Talibanët vrasin tre gjykatës afganë dhe një tjetër - Bota Sot
Talibanët vrasin tre gjykatës afganë dhe një tjetër

Azia

Talibanët vrasin tre gjykatës afganë dhe një tjetër

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 16:41
Afganistan

Tre gjykatës afganë dhe një zyrtar administrate u zunë në pritë dhe u qëlluan për vdekje, derisa udhëtonin nga provinca Paktia për në Kabul.

Një zëdhënës i guvernatorit të kësaj province i tha Radios Evropa e Lirë se incidenti ndodhi në qarkun Mohammad Agha.

Sipas tij, militantët talibanë e ndaluan automjetin dhe i vranë të gjithë pasagjerët.

Talibanët nuk e konfirmuan se qëndrojnë pas sulmit.

Grupi militant, i cili lufton për rrëzimin e Qeverisë afgane, të mbështetur nga ndërkombëtarët, vazhdimisht i shënjestron gjyqtarët, si hakmarrje për dënimet e ashpra që ua shqiptojnë luftëtarëve të tij.

Talibanët tani kontrollojnë më shumë territor sesa në çdo kohë tjetër, që nga ndërhyrja ushtarake e SHBA-së në Afganistan, në vitin 2001.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen t'i japin fund luftës së tyre më të gjatë, por bisedimet e paqes me talibanët aktualisht kanë ngecur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat