Përleshje në Bagdad - dy të vrarë, 42 të plagosur

Azia

Përleshje në Bagdad - dy të vrarë, 42 të plagosur

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën dy njerëz u vranë sot dhe 42 u plagosën në një përleshje midis protestuesve dhe forcave të sigurisë Irakiane në Bagdad.

Zyrtarë të paemëruar thanë se përleshjet shpërthyen pranë Sheshit Tahrir, ku protestat po zhvillohen me javë të tëra.

Protestat po zhvillohen kryesisht në Bagdad dhe në provincat kryesisht shiite jugore.

Të paktën 320 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në trazirat që filluan nga 1 tetori.

Demonstruesit protestojnë kundër korrupsionit të gjerë, mundësi të ulëta pune dhe shërbime të dobëta publike, përfshirë ndërprerjet e energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat