Tërmet i fortë godet Indonezinë, lëshohet alarm për cunami

Azia

Tërmet i fortë godet Indonezinë, lëshohet alarm për cunami

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 18:33
Harta

Një tërmet i fuqishëm 7.1 sipas shkallës Rihter goditi Indonezinë, dhe Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit lëshoi një alarm për cunami.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Molluke, rreth 134 km në veriperëndim të ishullit indonezian të Ternate.

Një paralajmërim për cunami është lëshuar nga Pacific Tsunami Center Warning Center (PTWC) për të gjitha brigjet e vendosura 300 km nga epiqendra e tërmetit.

Banorët u këshilluan të qëndrojnë vigjilentë dhe të kërkojnë udhëzime nga autoritetet lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat