Prindërit mbyllin djalin 5 vjeç në kafazin e maces dhe e vrasin me ujë të valuar, arsyeja trondit

Azia

Prindërit mbyllin djalin 5 vjeç në kafazin e maces dhe e vrasin me ujë të valuar, arsyeja trondit

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Fusin djalin brenda një kafazi për mace dhe më pas e vrasin, duke i hedhur ujë të nxehtë sipër.

Azlin Arujunah dhe Ridzuan Mega Abdul Rahman, që të dy 27 vjeç, u deklaruan për vrasjen e djalit të tyre 5 vjeç, në banesën e tyre në Singapor.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre vite më parë, por vetëm këtë të martë gjykata shpalli fajësinë e tyre, teksa vendimi përfundimtar do të jepet në javët në vijim.

Vogëlushi ishte mbyllur në një kafaz për mace, ku ishte torturuar nga prndërit duke u goditur me lugë dhe duke u pickuar me pinca, ndërsa më tej ata i hodhën ujë të valuar sipër.

Gjatë procesit gjyqësor prindërit mohuan fillimisht çdo akuzë, por më tej u dorëzuan, duke thënë se e kishin bërë gjithçka për ti dhënë një mësim djalit.

Nga autopsia e kryer në trupin e fëmijës, u gjetën shenja të tjera dhune dhe të nxira. Hetimet zbuluan se shpërthimi i prindërve, ndodhi pasi fëmija, kishte refuzuar që të lahej.

Po ashtu rezultoi se prindërit kishin pritur gjashtë orë para lajmërimit të ndihmës së shpejtë, teksa vogëlushi ndërroi jetë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat