Së paku 12 të vrarë nga një shpërthim në Siri

Azia

Së paku 12 të vrarë nga një shpërthim në Siri

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Të paktën 12 persona janë vrarë nga shpërthimi i një veture bombë të shtunën në pjesën veriore të Sirisë. Lajmin e bënë të ditur aktivistët sirianë dhe Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Siria veriore është goditur nga disa shpërthime që lanë dhjetëra të vrarë e të plagosur muajin e kaluar. Kjo situatë erdhi pas fillimit të ofensivës ushtarake nga forcat turke kundër luftëtarëve kurdë. Luftimet u ashpërsuan pas tërheqjes së forcave amerikane nga brezi kufitar mes Sirisë dhe Turqisë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se 14 persona, përfshirë nëntë civilë, janë vrarë të shtunën në qytetin al-Bab, ndërsa një qendër mediale njoftoi se 12 njerëz janë vrarë nga shpërthimi që ndodhi afër një stacioni të autobusëve.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se numri i viktimave është 18 dhe për këtë sulm i fajësoi luftëtarët kurdë, të njohur si Njësitet e Mbrojtjes së Popullit.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe rrallë ndodhë që organe të ndryshme të japin shifra të ndryshme për numrin e viktimave në sulme të këtij lloji.

Ndryshe, tri vetura bombë shpërthyen të hënën dhe gjashtë njerëz u vranë në një qytet afër kufirit me Turqinë. Më 2 nënntor, 13 njerëz e humbën jetën nga një shpërthim tjetër i një veture bombë, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat