Iran/ 106 persona të vrarë në protesta, udhëheqësit rreziojnë të përfundojnë në litar

Azia

Iran/ 106 persona të vrarë në protesta, udhëheqësit rreziojnë të përfundojnë në litar

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 06:11
Ilustrim

Liderët ose të paktën ata që përmenden si të tillë e protestave kundër rritjes së çmimit të karburantit në Iran rrezikojnë të përfundojnë në litar.

Pas katër ditësh demonstratash dhe përleshjesh në dhjetëra qytete, të cilat sipas Amnesty International kanë shkaktuar të paktën 106 të vdekur, autoritetet e Republikës Islamike paralajmërojnë se nuk do të ketë mëshirë për “rebelët”.

Kërcënimi përcillet nga burimet gjyqësore të gazetës konservatore Kayhan, shumë pranë liderit suprem Ali Khamenei. Pasi tre oficerë të forcave të sigurisë, një anëtar i Gardës Revolucionare Islame dhe dy nga militantët vullnetarë të Basij, u qëlluan me thikë për vdekje në perëndim të Teheranit gjatë natës, gjyqësori ndërhyri.

Personat që i evidentoi si përgjegjës për “përleshje dhe plaçkitje”, ai tha se ishin paguar “ që të krijonin kaos” dhe paralajmëroi se do të dënohen për krimin e ‘Baghi’, që do të thotë rebelim i armatosur kundër autoriteteve të Republikës Islamike.

Ndërsa interneti vazhdon të jetë i mbyllur, Ayatollahu Khamenei akuzon të huajt për luftë kundër Iranit, shqetësimi ndërkombëtar lidhur me shtypjen e protestave, po rritet.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut u shpreh i “alarmuar nga përdorimi i plumbave të vërtetë kundër protestuesve, që ka shkaktuar një numër të konsiderueshëm vdekjesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat