Pakistani "në rrezik" nga investimet kineze

Azia

Pakistani "në rrezik" nga investimet kineze

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 14:02
Pakistan

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Pakistanin për rreziqet afatgjata për ekonominë, nëse përvetësojnë projektin e madh të infrastrukturës së Kinës dhe sugjeruan që në vend të kësaj duhet të shikojnë modelin e biznesit të SHBA-së.

Alice Wells, ndihmës sekretare e shtetit për Azinë e Jugut, tha në një konferencë më 21 nëntor se nga projekti i quajtur “Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC)” në vlerë 60 miliardë dollarë, do të përfitojë vetëm Pekini.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të BE-së kanë kritikuar projektin e Kinës dhe huat që ky vend jep për infrastrukturën rajonale, duke paralajmëruar se këto hua, kanë zhytur disa vende në zhvillim në borxhe, të cilat ata nuk mund t’i paguajnë.

Projekti CPEC parasheh investime në infrastrukturën hekurudhore, rrugore dhe energjetike dhe është pjesë e projektit më të gjerë kinez, në vlerë 1 trilion dollarë i njohur si nisma "Rruga e Mëndafshit".

"Është e qartë, ose duhet të jetë e qartë, që ky projekt nuk ka të bëjë me ndihmën", tha Wells, në Qendrën Ndërkombëtare Woodrow Wilson në Uashington.

"CPEC mbështetet kryesisht në punëtorët dhe furnizimet kineze, madje edhe në mes të një rritje të papunësisë në Pakistan", shtoi ajo.

Wells pranoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund të shkojnë në Pakistan me oferta nga kompani të drejtuara nga shteti, siç mundet Kina, por ajo tha se investimet private amerikane, së bashku me subvencionet grantet amerikane, do të ndihmonin në ekonominë e Pakistanit.

"Ekziston një model i ndryshëm. Në të gjithë botën shohim që ndërmarrjet amerikane sjellin më shumë sesa thjesht kapital; ato sjellin vlera, procese dhe ekspertizë që ndërtojnë kapacitetet e ekonomive lokale", tha zyrtarja amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat