Papa Françesku viziton Japoninë me një mesazh anti-bërthamor

Azia

Papa Françesku viziton Japoninë me një mesazh anti-bërthamor

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 23:33
Papa Françesku

Papa Françesku mbërriti në Japoni të shtunën, si pjesë e një udhëtimi të gjatë një javor në Azi.

Ai erdhi me një mesazh anti-bërthamor dhe ofroi lutje për Nagasakin dhe Hiroshiman, qytetet e vetme në botë që kanë pësuar një bombardim atomik.

Mbi 100,000 njerëz u vranë menjëherë në vitin 1945 kur Shtetet e Bashkuara hodhën bomba atomike në dy qytetet japoneze në përpjekje për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Dhjetëra mijëra vdiqën në vitet e mëvonshme për shkak të sëmundjeve të lidhura me rrezatimin dhe dëmtimet.

Papa Françesku është një aktivist i vendosur anti-bërthamor dhe ka kërkuar një ndalim të plotë të armëve bërthamore.

Në këtë udhëtim, ai do të takojë gjithashtu të mbijetuarit e aksidentit bërthamor të 11 marsit 2011 në Fukushima, incidenti më i keq bërthamor që nga Çernobili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat