Së paku 39 të vdekur nga vërshimet në Kongo

Azia

Së paku 39 të vdekur nga vërshimet në Kongo

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Të paktën 39 persona kanë vdekur nga vërshimet që e përfshinë të martën kryeqytetin e Republikën Demokratike të Kongos, Kinshasa. Vërshimet erdhën pas reshjeve të mëdha të shiut, të cilat shkaktuan edhe rrëshqitje dheu afër universitetit publik.

Në një anë të Rrugës së Universitetit, së paku tri shtëpi dhe një rrugë u shembën dhe ranë në greminë.

Zëvendësguvernatori i rajonit Kinshasa, Neron Mbungu, tha se ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet për trupat e personave të zhdukur.

“Kudo që kemi gjetur trupa të vdekur, ua mundësuam zyrtarëve që t’i dërgojnë trupat në morg, ndërsa personat e plagosur i kemi dërguar në qendra mjekësore”, tha ai.

Andre Mwamba, shtëpia e të cilit u shemb pjesërisht në greminë, tha se reshjet e mëdha të shiut filluan në orën 2 të mëngjesit dhe vazhduan katër orë.

Vërshimet ndodhin rrallë në këtë qytet me 12 milionë banorë, i njohur për infrastrukturën e dobët dhe planifikimin jo të mirë të lagjeve, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat