Dënohen me vdekje shtatë militantë islamikë në Bangladesh

Azia

Dënohen me vdekje shtatë militantë islamikë në Bangladesh

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 17:12
Foto arkiv.

Bangladeshi ka dënuar me vdekje shtatë militantë islamikë për sulmin e vitit 2016 në të cilin u vranë 22 persona, kryesisht të huaj.

Sulmi në lokalin Holey Artisan në kryeqytetin Daka u krye nga një grup prej pesë personash.

Tetë persona po gjykoheshin, nën akuzat për planifikim të sulmit dhe furnizim me armë. Një person është liruar.

Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të militantëve islamikë në Bangladesh. Shumica e viktimave ishin italianë dhe japonezë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër grupi militant Shteti Islamik (IS), por Bangladeshi e kundërshtoi këtë, duke mbajtur përgjegjës një grup militantësh lokal.

Prej kur ndodhi ky sulm, autoritetet e Bangladeshit kanë udhëhequr një fushatë të ashpër ndaj militantëve të cilët shihen si një forcë destabilizuese në vendin kryesisht mysliman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat