Koreja e Veriut lëshon raketa të paidentifikuara - Bota Sot
Koreja e Veriut lëshon raketa të paidentifikuara

Azia

Koreja e Veriut lëshon raketa të paidentifikuara

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa të paidentifikuar, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.

Shefat e përbashkët të stafit nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me llojin e raketave që ishin lëshuar, nga ishin nisur apo nga ku kishin zbritur.

Mes tensioneve me SHBA-në dhe Korenë e Jugut, Pheniani muajt e fundit ka kryer disa testime armësh, duke përfshirë gjuajtjen e raketave balistike pavarësisht ndalimit nga  OKB-ja.

Në fillim të këtij muaji, Koreja e Veriut deklaroi se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për denuklearizim me SHBA-në dhe Korenë e Jugut, nëse ato nuk ndalojnë stërvitjet ushtarake të përbashkëta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat