Ushtria izraelite shkatërron shtëpitë palestineze, si hakmarrje për një ushtar

Azia

Ushtria izraelite shkatërron shtëpitë palestineze, si hakmarrje për një ushtar

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Forcat izraelite kanë shkatërruar 4 shtëpi të të burgosurve palestinezë në Al-Khalil (Hebron) në pjesën jugore të Bregut Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së raportoi se forcat izraelite të shoqëruar me buldozerë iu vërsulën qytezës Beit Kahel në perëndim të Al-Khalilit dhe filluan të rrënojnë shtëpitë.

Shtëpitë u përkisnin dy vëllezërve të arrestuar Qasem dhe Ahmed al-Asafera, kushëririt të tyre Nassir al-Asafera dhe Yousef Zahur.

Autoritetet izraelite akuzojnë 4 palestinezët për vrasjen e një ushtari izraelit në vendbanimin Gush Etzion në muajin gusht në veri të qytetit Al-Khalil.

Shkatërrimi i 4 shëpive shkaktoi përplasje mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite në qytezën Beit Kahel. Ushtria izraelite përdori plumba të vërtetë dhe plumba gome si dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Më herët gjatë muajit nëntor, grupi izraelit për të drejtat e njeriut, B’Tselem, tha se në periudhën midis 2006 dhe 31 tetor të këtij viti, Izraeli shkatërroi të paktën 1.489 njësi palestineze të banimit në Bregun Perëndimor, duke mos përfshirë Kudsin Lindor, duke shkaktuar që 6.508 njerëz, përfshirë edhe të paktën 3.264 të mitur të mbesin të pastrehë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat