Koreja Veriore kërcënon Japoninë, kryeministrin ia quan xhuxh e imbecil

Azia

Koreja Veriore kërcënon Japoninë, kryeministrin ia quan xhuxh e imbecil

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Koreja Veriore e ka fyer kryeministrin e Japonisë, duke e quajtur imbecil dhe xhuxh politik. Shteti komunist e akuzoi liderin e shtetit japonez për keq-emërtim të testimit më të ri të armëve koreane.

Kryeministri Abe i dënoi veprimet e Koresë Veriore lidhur me testimet e armëve, për të cilat tha se janë testime të raketave balistike. Këto komente erdhën pasi ky shtet i hodhi dy raketa të enjten.

Megjithatë, Koreja Veriore këmbëngul se këto veprime ishin testim i një lëshuesi super të madh dhe të shumëfishtë të raketave.

Të shtunën, mediet shtetërore të Koresë Veriore thanë se Japonia mund të shohë se çfarë është në të vërtetë një raketë balistike në një të ardhme jo të largët.

Ndryshe, Koresë Veriore i është ndaluar hedhja e raketave balistike me rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ky shtet është duke i vuajtur disa sanksione për shkak të programeve të veta raketore dhe bërthamore. Koreja Veriore është përpjekur të lirohet nga këto sanksione përmes bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, por negociatat kanë ngecur nga samiti mes dy liderëve në shkurt të këtij viti, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat