Kina ndalon lajmet e rreme të krijuara nëpërmjet inteligjencës artificiale

Azia

Kina ndalon lajmet e rreme të krijuara nëpërmjet inteligjencës artificiale

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 05:58
Foto ilustrim

Kina është pajisur me rregulla të reja që ndalon prodhuesit e videove dhe audiove në internet të përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe të realitetit virtual për të prodhuar informacione të rreme.

“Ky rregull, i publikuar të premten nga Administrata kineze e hapësirës kibernetike (CAC), hyn në fuqi më 1 janar 2020. Çdo shkelje do të konsiderohet si akt kriminal”, theksoi CAC.

Rregulli i ri përcakton që furnizuesit si dhe përdoruesit e shërbimeve video dhe audio nuk janë të autorizuar për të përdorur teknologjitë si Deep learning (“mësimi i thellë”) apo realiteti virtual për të krijuar, shpërndarë dhe publikuar informacionet e rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat