Adoleshentët kinezë janë nxënësit më të mirë në botë

Azia

Adoleshentët kinezë janë nxënësit më të mirë në botë

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 11:28
Adoleshentët

Janë më të mirët në matematike, lëndët shkencore në përgjithësi e madje dhe letërsi e në “zbërthimin e testeve”. Nuk ka asnjë dyshim, thonë mediat italiane se adoleshentët kineze janë nxënësit më të mirë në botë.

Këtë e tregon një studim i OCSE, Office of Child Support Enforcement, i realizuar mbi nxënësit e moshave mesatare 15 vjeç anembanë globit. Të dhënat përfundimtare të tij tregojnë se adoleshentët që vijnë nga katër rajone kineze: Pekin, Shanghai, Jiangsu e Zhejiang, shënuan rezultatet më të larta në lëndët shkencore, sidomos në matematikë.

Ndërkohë që të ardhurat e familjeve të tyre, ishin më të ulëta sesa mesatarja ndërkombëtare. Gati një nxënës në 6 në Pekin, Shanghai, Jiangsu e Zhejiang dhe 1 në 7 në Singapor ka marrë pikët maksimale në matematikë.

“Cilësia e shkollave të tyre sot do të forcojë ekonominë e tyre nesër”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OCSE-së, Angel Gurria, i cili nuk e fshehu ndërkohë zhgënjimin që rezultatet më të larta nuk u arritën nga vendet te cilat kanë investuar fort tek arsimi.

Një sinjal ky, thotë shtypi italian, tregon ndoshta se ka ardhur koha që sistemi shkollor të rishikohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat