Në universitetin më të mirë në Japoni, vetëm 20 për qind janë vajza

Azia

Në universitetin më të mirë në Japoni, vetëm 20 për qind janë vajza

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Që nga mosha e re, Satomi Hayashi kishte mësuar shumë dhe kishte shkëlqyer në shkollë. Dukej krejtësisht e natyrshme që ajo do t’i ndiqte hapat e babait të saj për t’u regjistruar në Universitetin e Tokios, i cili është institucioni më prestigjioz i arsimit të lartë në Japoni.

Posa ishte pranuar në këtë universitet, miqtë e kishin paralajmëruar se me këtë vendim po i shkatërronte gjasat për martesë. Sipas tyre, djemtë do të ndiheshin të frikësuar nga një vajzë e diplomuar në universitetin e famshëm. E frikësuar, ajo kërkoi në Google: “A mund të martohen vajzat e diplomuara në Universitetin e Tokios?” dhe pa se ky ishte një stereotip mjaft i përhapur.

Ajo nuk u ndal nga këshillat dhe paralajmërimet e miqve. Por zonjusha Hayashi, 21 vjeçe, e pyeste veten se a janë të frikësuara edhe studentet e tjera për këtë gjë, siç ishte ajo.

Disa studentë të Universitetit të Tokios

Kur ajo erdhi në universitet para tre vjetësh, më pak se një në pesë studentë ishte vajzë.

Prania e vogël e vajzave në Universitetin e Tokios është rezultat i një pabarazie të rrënjosur gjinore në shoqërinë japoneze, ku vajzat nuk pritet të arrijnë aq sa djemtë dhe kjo gjë nganjëherë i lë prapa në aspektin e shkollimit.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, e ka promovuar një agjendë për fuqizimin e grave, duke e rritur pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës. Raporti i të punësuarve mes dy gjinive në Japoni është më i baraspeshuar se në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ende pak gra arrijnë të marrin pozita ekzekutive apo të emërohen në nivele të larta të qeverisë, shkruan “New York Times".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat