Juristët sulmojnë spitalin në Pakistan, tre të vrarë

Azia

Juristët sulmojnë spitalin në Pakistan, tre të vrarë

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 06:16
Ilustrim

Tre pacientë vdiqën kur gati 200 juristë sulmuan një spital në Lahore të Pakistanit në mesin e një grindjeje të ashpër me mjekët e tij. Pamjet filmike treguan dhjetëra avokatë duke mësyrë godinën, duke rrahur stafin dhe duke goditur pajisjet.

Paniku u përhap shpejt, dhe mjekët e infermierët nxituan të fshihen duke lënë në mëshirë të fatit pacientët, përfshirë dhe ata në gjendje kritike.

Policia ndërhyri duke përdorur gazin lotsjellës për të shpërndara turmën e juristëve të tërbuar nga fakti që disa kolegë të tyre ishin keqtrajtuar nga stafi i spitalit. Përleshjet zgjatën dhe u deshën më shumë se dy orë që të rikthehej rregulli ndërsa mbi 20 persona përfunduan në pranga.

Mendohet se shkëndija që bëri të shpërthente dhuna ishte një video e postuar në mediat sociale nga një mjek mbrëmjen e së martës, ku ai shihej duke vënë në lojë juristët. Këta të fundi dogjën disa makina e qëlluan edhe në ajër kur policia ndërhyri që ti shperndante.

Burime spitalore thanë se tre pacientët, dy burra dhe një grua, vdiqën për shkak se nuk kishte kush të kujdesej për ta në momentet e trazirave. Mendohet se gruaja kishte qenë në repartin e terapisë intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat