Vazhdojnë protestat e dhunshme në Indi

Azia

Vazhdojnë protestat e dhunshme në Indi

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Protestuesit në pjesën lindore të Indisë ua kanë vënë flakën dhjetëra autobusëve dhe i kanë vandalizuar së paku gjashtë stacione të autobusëve në kohën kur po vazhdojnë protestat e dhunshme kundër një ligji kundërthënës për dhënie e shtetësisë qytetarëve të huaj që janë të përndjekur për shkak të përkatësisë fetare.

Qeveria e kryeministrit Narendra Modi thotë se ligji i ri do t’i mbrojë pakicat fetare, siç janë hindusët dhe të krishterët, nga përndjekja në Bangladesh, Pakistan dhe Afganistan, duke ua ofruar atyre shtetësinë indiane.

Megjithatë, analistët thonë se ky ligj do t’i dobësojë themelet e sekularizmit në Indi, sepse nuk e ofron të njëjtën mbrojtje për komunitetin mysliman.

Të shtunë, protestuesit i dogjën së paku 15 autobusë në rajonin e Bengalit Perëndimor, rreth 20 kilometra larg Kalkutës, duke e bllokuar trafikun për disa orë, njoftoi policia.

Në qendër të kryeqytetit indian, New Delhi, qindra studentë u mblodhën brenda një kampusi universitar, ku mbajtën fjalime dhe protestë paqësore kundër ligjit për shtetësinë. Pranë tyre kishte forca të shtuara policore.

Policia përdori gaz lotsjellës të premten për t’i shpërndarë studentët që ishin mbledhur në të njëjtin vend si sot, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat