Korea Veriore realizon një test të rëndësishëm

Azia

Korea Veriore realizon një test të rëndësishëm

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:26
Kim Jong-un

Korea Veriore ka realizuar një  test të rëndësishëm në një zonë satelitore për të forcuar prezencën e saj bërthamore, raportojnë mediat vendore.

Një zëdhënës i tha agjencisë së lajmeve KNCA se ky test u bë vonë të premten në Grumbullimin e Rrjetit Satelitor Sohae, por nuk dha detaje specifike.

Bisedimet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore rreth programit bërthamor kanë mbetur të ngrira, shkruan BBC

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka refuzuar të heqë sanksionet e ngrira derisa Koreja e Veriut të braktisë plotësisht programin e saj bërthamor.

Por udhëheqësi Kim Jong-un në vend të kësaj ka kërkuar lëshime të reja nga SHBA deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat