Kujdes çfarë pini gjatë festave! Njëmbëdhjetë të vdekur dhe radhë të gjata në spitale, pasi konsumuan pije false në Filipine

Azia

Kujdes çfarë pini gjatë festave! Njëmbëdhjetë të vdekur dhe radhë të gjata në spitale, pasi konsumuan pije false në Filipine

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe 300 njerëz kanë përfunduar në spital pasi një pije false ishte shërbyer në një festë Krishtlindjesh.

Sipas mediave të huaja, policia ka thënë se të sëmurët është dashur të kryejnë trajtim pasi pinë verë kokosi në Manila, Filipine.

Njerëzit e sëmurë u shtruan në spital pasi kryetari i Lagunës, Vener Munoz, u bëri thirrje njerëzve që të shohin këshillat mjekësore pas vdekjeve midis të enjtes dhe të dielës.

Ndryshe, thuhet se vera e arrës së kokosit – e njohur si Lambanog – është e popullarizuar në provinca dhe shpesh konsumohet gjatë pushimeve dhe festimeve.

Megjithatë, ajo shpesh prodhohet në mënyrë të paligjshme dhe bëhet me aditivë të rrezikshëm – dhe shitjet janë të parregulluara në Filipine.

Testet e gjakut dhe mostrat e Lambanogut të mbetur do të mblidhen dhe analizohen, ka thënë Departamenti i Shëndetësisë.

Gjithashtu Administrata e Ushqimit dhe Barnave të vendit (FDA) ka paralajmëruar më parë në lidhje me përdorimin e rrezikshëm dhe të ndaluar të metanolit si një shtesë në birrat e shtëpive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat