Kryeministri i Irakut i bën kërkesë sekretarit të shtetit Pompeo për tërheqjen e trupave amerikane

Azia

Kryeministri i Irakut i bën kërkesë sekretarit të shtetit Pompeo për tërheqjen e trupave amerikane

Më: 11 janar 2020 Në ora: 06:46
Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi,

Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi, i kërkoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, përgatitjen e një mekanizmi për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi, tha zyra e kryeministrit Mahdi, raporton Uashington Post.

Mahdi e bëri kërkesën gjatë një bisede telefonike me sekretarin Pompeo. Kjo kërkesë, pason një vendim të parlamentit irakian, i cili votoi pro dëbimit të trupave amerikane nga Iraku.

Parlamenti e ndërmori këtë veprim, pas vrasjes së komandantit iranian Qasem Soleimani, gjatë javës së kaluar në Irak, nga ana e Shteteve të Bashkuara. Në shenjë hakmarrje, Irani sulmoi dy baza ushtarake në Irak të cilat strehonin trupat e SHBA-së. Në Irak gjenden 5 mijë trupa amerikane.

Kryeministri irakian i ka kërkuar sekretarit Pompeo që të dërgojë përfaqësuesit amerikanë për të përgatitur planet, për një tërheqje të sigurtë të trupave amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e kanë në plan tërheqjen e forcave nga Iraku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat