Kjo është arsyeja pse u arrestua ambasadori britanik në Iran

Azia

Kjo është arsyeja pse u arrestua ambasadori britanik në Iran

Më: 12 janar 2020 Në ora: 00:10
Ilustrim

Pasi që Irani pranoj që ka rrëzuar aksidentalisht aeroplanin ukrainas me 176 persona në të, ku vdiqën të gjithë, populli iranian u ngritën menjëherë në protesta kundër regjimit.

E në protesta ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik i cili po fotografonte situatën.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se është arrestuar ambasadori britanik në Tehran nga regjimi iranian, arsyeja ishte banale, ai po bënte fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sipas Sky News, lirimi i ambasadorit britanik ishte bërë menjëherë, pas arrestimit.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se arrestimi i ambasadorit është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

“Arrestimi i ambasadorit tonë në Teheran pa arsye ose shpjegime është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, tha  Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab.

Në Iran po mbahen protesta antiqeveritare që shpërthyen këtë të shtune kundër autoriteteve më të larta të vendit, pasi autoritetet iraniane pranuan se kanë qëlluar një avion pasagjerësh, duke vrarë 176 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat