Vazhdojnë protestat kundër pushtetit në Iran

Azia

Vazhdojnë protestat kundër pushtetit në Iran

Më: 12 janar 2020 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Protestuesit e kanë vazhduar edhe të dielën protestën kundër qeverisë iraniane duke e kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë pasi ushtria pranoi se e ka rrëzuar gabimisht një aeroplan ukrainas, duke e shkaktuar vdekjen e 176 personave.

“Ata po gënjejnë se armiku ynë është Amerikan, armiku ynë është mu këtu”, brohorisnin dhjetëra protestues pranë një universiteti në Tehran. Protesta pati edhe në qytete të tjera të republikës islamike.

Banorët e kryeqytetit iranian thanë se në rrugët e qytetit ka numër të madh të policëve pas shpërthimit të pakënaqësisë së popullit pasi shteti i pranoi fajin për rrëzimin e aeroplanit.

Të shtunën, policia hodhi gaz lotsjellës për t’i shpërndarë mijëra protestues që brohorisnin “Vdekje diktatorit”, duke iu referuar liderit supreme, Ayatollah Ali Khamenei.

Aeroplani i kompanisë “Ukraine International Airlines” u rrëzua të mërkurën në Tehran, pak minuta pasi ishte ngritur në qiell. Shumica e personave që ndodheshin në aeroplan ishin iranianë dhe kanadezë.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka shprehur keqardhje për viktimat dhe ka thënë se rrëzimi i aeroplanit ishte një gabim i tmerrshëm i ushtrisë, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat