Së paku 17 të vdekur nga acari në Afganistan

Azia

Së paku 17 të vdekur nga acari në Afganistan

Më: 12 janar 2020 Në ora: 16:22
Ilustrim

Zyrtarët qeveritarë në Afganistan njoftuan se së paku 17 persona kanë vdekur nga vala e temperaturave të ulëta dhe reshjet e mëdha të borës në pjesë të ndryshme të vendit.

Moti ekstrem gjatë dimrit nuk është i pazakonshëm për vendin e rrënuar nga lufta. Gjatë kësaj periudhe të vitit, edhe palët e konfliktit zakonisht i ndërpresin luftimet. Megjithatë, Departamenti i Meteorologjisë thotë se ky dimër është jashtëzakonisht i ashpër.

Qeveria tha se numri i personave të vdekur mund të rritet. “Nuk e kemi pritur një valë kaq të ashpër të acarit. Kemi pranuar raporte se reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar viktima, por për momentin nuk e kemi numrin e saktë të tyre”, tha Tamim Azimi, zëdhënës i ekipit për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Vdekjet e së shtunës e kanë çuar në 24 numrin e përgjithshëm të viktimave nga acari vetëm gjatë këtij viti. Në disa pjesë të Afganistanit, temperatura ra në -12 gradë.

Reshjet e mëdha të borës ndikuan që kulmet e dy shtëpive në provincën Herat të shemben, duke i lënë të vdekur tetë persona, në mesin e të cilëve kishte gra dhe fëmijë.

Temperaturat e ulëta shkaktojnë shpesh viktima në Afganistan për shkak të kushteve të dobëta të jetesës. Sipas Kombeve të Bashkuara, së paku 9 milionë afganë kanë nevojë për ndihma humanitare, përfshirë ushqimin dhe strehimin, shkruan “Reuters”, ]]].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat