Nga shpërthimi i vullkanit në Filipine, shikoni pamjet e rrufeve mes hirit vullkanik

Azia

Nga shpërthimi i vullkanit në Filipine, shikoni pamjet e rrufeve mes hirit vullkanik

Më: 13 janar 2020 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Një vullkan në Filipine është bërë aktiv dhe autoritetet paralajmërojnë se një “shpërthim i rrezikshëm” është i mundur “brenda disa orësh”.

Në orët e para të së hënës, një rrjedhë e dobët e lavave filloi të dalë jashtë vullkanit Taal – i vendosur rreth 70 km në jug të kryeqytetit Manila.

Taal kishte lëshuar më herët një pluhur gjigant hiri, duke shkaktuar evakuimin masiv të 8,000 njerëzve nga zona.

I ndodhur në një ishull në mes të një liqeni, Taal është vullkani i dytë më aktiv i Filipineve.

Hiri i lëshuar të hënën arriti 1 km lartësi.

Autoritetet atje kanë paralajmëruar për një “cunami të mundshëm vullkanik” i cili mund të shkaktohet nga mbetjet që bien pas shpërthimit, duke shtyrë ujin dhe duke gjeneruar valë.

Qeveria ka paralajmëruar shitësit që të mos i rrisin çmimet e maskave mes kërkesës në rritje për to.

Shikojeni videon e stuhisë së rrufeve mes hirit të dalë nga vullkani.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat