Kina konfirmon 17 raste të reja të sëmurëve me virusin misterioz - Bota Sot
Kina konfirmon 17 raste të reja të sëmurëve me virusin misterioz

Azia

Kina konfirmon 17 raste të reja të sëmurëve me virusin misterioz

Më: 19 janar 2020 Në ora: 13:03
Kinë

Rastet e fundit sjellin numrin e përgjithshëm të personave të infektuar në 62, derisa dy kanë vdekur deri më tani.

Autoritetet në Wuhan të Kinës, njoftuan se 17 raste të reja të virusit misterioz u zbuluan me ndihmën e kompleteve të reja të provës – duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 62.

Nga ata, dy persona vdiqën, tetë janë në një gjendje të rëndë dhe 19 u lëshuan për trajtim në shtëpi, raportoi sot South China Morning Post.

Zyrtarët shëndetësorë në Wuhan, thanë se 681 nga 763 personat që dihet se kanë qenë në kontakt të ngushtë me njerëzit e infektuar, janë testuar për virusin por asnjëri prej tyre nuk u gjet i infektuar.

Të dielën e kaluar, ishte raportuar për sëmundjen e parë lidhur me këtë virus misterioz, derisa dje u konfirmua për rastin e dytë.

Sipas ekspertëve shëndetësor, ky virus vdekjeprurës është përhapur në masë të madhe, pasi që simptomat janë të dobëta dhe mund të ngatërrohet me një ftohje të lehtë.

Konsiderohej se janë mbi 4,500 njerëz të infektuar me këtë virus, pasi kanë rënë në kontakt mes vete, ndërsa disa prej tyre edhe udhëtuan jashtë Wuhan, që është qyteti ku u zhvillua më së shumti ky virus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat