Irak, prostesta në Bagdad dhe Najaf

Azia

Irak, prostesta në Bagdad dhe Najaf

Më: 19 janar 2020 Në ora: 18:55
Irak

Protestuesit irakianë bllokuan rrugën kryesore në kryeqytetin e vendit Bagdad dhe në qytetin e shenjtë Najaf.

Ata dogjën goma si shprehje e zemërimin e tyre ndaj qeverisë e cila është bërë shkak për protesta disa mujore.

Në Bagdad protestuesit bllokuan tre ura kryesore të qytetit. Najaf-i një qytetet me shumicë shiite ka qenë një pikë e nxehtë e protestave në Irak. Demonstruesit kanë djegur vazhdimisht konsullatën iraniane atje.

Protestuesit ankohen për ritmin e ulët të reformave, korrupsionin e lartë, shërbimet e dobëta publike dhe papunësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat