Shkon në 25 numri i viktimave nga koronavirus, bllokohen 10 qytete

Azia

Shkon në 25 numri i viktimave nga koronavirus, bllokohen 10 qytete

Më: 24 janar 2020 Në ora: 06:57
Kinë

Është rritur numri i viktimave nga koronavirus në Kinë. CNN raporton se numri ka shkuar në 25 persona të vdekur në 800 të prekur të cilët janë tëb konfirmuar.

24 viktima janë shënuar në provincën Hubei ndërsa një viktimë është shënuar në Hebei. Po sipas CNN raportohet se konfirmuar edhe dy të prekur në Vietnam ndërsa shumë persona po monitorohen në Kanada për të parë nëse janë të infektuar apo jo.

Paniku dhe frika ka rënë në të gjithë botën. Kjo ka bërë që autoritetet në Kinë të bllokojnë 10 qytete me rreth 20 milion banorë. Banorët e këtyre qyteteve ndalohet të udhëtojnë, apo dalin në ambjente publike.

Bllokimi vjen në prag të Vitit të Ri Lunar, një nga datat më të rëndësishme në kalendarin kinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat