Irani ka kapacitet të rritë pasurimin e uraniumit në çfarëdo përqindje që duan autoritetet

Azia

Irani ka kapacitet të rritë pasurimin e uraniumit në çfarëdo përqindje që duan autoritetet

Më: 25 janar 2020 Në ora: 19:12
Iran

Irani ka kapacitet të pasurojë uranium në çdo përqindje që dëshirojnë nëse autoritetet iraniane vendosin ta bëjnë këtë, tha nënkryetari i agjencisë bërthamore të vendit në një raport të postuar në faqen e saj të shtunën.

“Për momentin, nëse (autoritetet iraniane) marrin vendimin, Organizata e Energjisë Atomike, si ekzekutues, do të jetë në gjendje të pasurojë uranium në çdo përqindje”, tha Ali Asghar Zarean.

Irani tha në fillim të këtij muaji se do të heqë kufizimet në pasurimin e uraniumit, duke ndërmarrë një hap të mëtejshëm përkundër angazhimeve që ka në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me gjashtë fuqi të mëdha, por u zotua të vazhdojë bashkëpunimin me mbikëqyrësit bërthamorë të Kombeve të Bashkuara.

Meqenëse Irani ndërmori hapin e fundit në zvogëlimin e angazhimeve për këtë marrëveshje, stoku i uraniumit të prodhuar të vendit ka kaluar 1.200 kilogramë dhe ai shpejt do të shtohet në stokun e uraniumit të pasuruar, tha Zarean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat