Trajtonte të prekurit nga Koronavirusi, ndërron jetë mjeku

Azia

Trajtonte të prekurit nga Koronavirusi, ndërron jetë mjeku

Më: 25 janar 2020 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Një mjek në Kinë është prekur nga Koronavirusi teksa trajtonte pacientët në spitalin e Wuhan, vendi nga ku edhe ka shpërthyer ky virus.

Sipas The Guardian mjeku 62-vjeçar ka ndërruar jetë.

Autoritetet kineze kanë konfirmuar se nga virusi vdekjeprurës kanë gjetur vdekjen 41 persona, ndërsa 1 mijë e 300 të tjerë janë infektuar.

Kujtojmë që rastet e para të Koronavirusit u raportuan në Wuhan në ditën e fundit të vitit të kaluar. Besohet se origjina e virusit është marrë nga kafshët, më konkretisht nga gjarpërinjtë.

Përveç kinës virusi ka përfshirë deri më tani edhe nëntë vende të tjera si: Tajlandë, Tajvan, Korea e Jugut, Vietnam, Japoni, Singapor, Arabia Saudite, Francë dhe Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat